Kush e meriton "Topin e Artë"?

Sulmesi Suedez Zlatan Ibrahimoviç ka ndërruar mendje për sa i përket  votimit për lojtarin që mund të fitojë Topin e Artë për vitin 2012. Gjatë një deklarate për mediat  Franceze bomber i PSG është shprehur se Argjentinasi e meriton të fitojë "Topin e Artë". Sulmuesi suedez i PSZH, pak kohë më parë deklaroi se Argjentinasi kishte 3 trofe të tillë, ndaj duhej që dikush tjetër të fitonte "Topin e Artë" në vitin 2012. Ndonëse ka pranuar se ka votuar për Andres Iniestan në këtë edicion, Ibra e sheh Mesin si favoritin kryesor për një tjetër sukses."Mesi aktualisht po luan futbollin më të bukur në botë. Unë kam patur fatin e mirë të luaj përkrah tij dhe jam argëtuar shumë gjatë kohës kur ne ishim bashkë në një skuadër. Të gjithë janë të mendimit se është më i miri në botë, dhe se luan si në Playstation. Kush thotë të kundërtën, nuk di asgjë nga futbolli. Unë votova për Iniesten sepse ka fituar Kampionatin Evropian me kombëtaren ndërsa Kristiano ka fituar Kampionatin Spanjoll. Thuhet se duhet fituar Liga e Kampioneve për të synuar këtë trofe  por asnjë prej fituesve nuk është mes tre më të mirëve. Unë uroj që ta fitojë më i miri pasi ai që e fiton do ta meritojë më të vërtetë këtë trofe" ka përfunduar ish bomber i kuq e zinjve.