Dortmund shkatërron Hanover dhe kualifikohet

Pas kualifikimit të Bayern Mynih në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë ka ardhur edhe përgjigja e kundërshtarëve direkt për këtë titull.Edhe Borussia e Dortmundit është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë pasi ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e Hannoverit. Verdh e zinjtë e drejtuar nga tekniku Jurgen Klop i janë përgjigjur në mënyrën më të mirë Bavarezve të cilët siguruan kualifikimin një ditë më parë kundër skuadrës së Augsburg. Serinë e golave në takimin Dortmund - Hanover e ka hapur Mario Gëtse i cili arriti të shënojë një triplet në këtë përballje. Verdh e  zinjtë e nisin mirë takimin duke shënuar që në minutat e para dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të tre golave. Në 45 minutat e dyta vendasit do të shënojnë edhe dy herë të tjera me Levandovskin dhe Gëtsen ndërsa për miqtë shkurton diferencat Diuf.Në ndeshjet e tjera që u luajtën dje në Kupën e Gjermanisë ra në sy eliminimi i Bayern Liverkusen ndërsa kaluan më tej Volfsburgu, Shtuttgarti, Bochumi.Në mbrëmjen e djeshme në Kupën e Gjermanisë u shënua këto rezultate:Bokum - Mynih 1860    3-0Volfsburg - Bayer Leverkusen 2-1Borusia Dortmund - Hanover  5-1Shtutgart - Këln 2-1