Ronaldo fiton sfidën ndaj Zidan për bamirësi

Dy nga Yjet e futbollit Botëror Zidan dhe Braziliani Ronaldo i janë rikthyer edhe një herë duelit mes tyre për të kujtuar vitet e artë kur ata luanin futbollin më të pëlquer në botë. Legjenda Franceze dhe Fenomeni Brazilian kanë organizuar një ndeshje Bamirësie në Brazil.Kjo përballje mes dy legjendave të futbollit botëror është fituar nga ekipi i ish-sulmuesit Brazilian me rezultat 3-2. Takimi i zhvilluar në Arena Gremio kishte për qëllim grumbullimin e parave për të ndihmuar të varfrit, ndërsa krahas dy të mëdhenjve të futbollit, pati emra, si Neymar, Paulinho, Emerson, Lucas Moura, Dida, Roberto Carlos, Karembeu, Sorin, Bebeto e shumë të tjerë.Në minutën e 37-të, ekipi i Ronaldos kaloi në epërsi me anë të Bebetos pas një asisti të dhënë nga talenti i futbollit Brazilian Neymar. Për të barazuar rezultatin e kësaj ndeshjeje, ku nuk mungoi spektakli në fushën e lojës, mendoi një tjeter Brazilian. Falcao , jo ai i Atletiko Madridit,  barazoi rezultatin për skuadrën e Zizusë në pjesën e dytë ndërsa në minutën e 66 është Francezi Zidan që shënon një supergol për skuadrën e tij duke treguar edhe një herë talentin e tij dhe se akoma nuk i ka humbur reflekset e një lojtari Fantastik. Pas këtij goli janë shokët e Ronaldos që shënojnë edhe dy gola të tjerë për ta mbyllur këtë ndeshje me një fitore të Fantazistit Brazilian, që fiton kështu përballjen ndaj një tjetër emri të madh të futbollit Botëror. Ronaldo mposht Zizun në këtë ndeshje bamirësi ndërsa Francezi e fiton duelin ndaj Brazilianit përsa i përket golave të shënuar .