Mesi nuk është më i miri në Argjentinë

Lionel Messi është pa më të voglin dyshim futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe një prej më të mirëve të historisë. Për të, viti 2012 ka qënë shumë pozitiv, sidomos pas rekordit të golave të shënuar në një vit kalendarik, i cili mbahej prej 40 vjetësh nga legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Gerd Muller.Por për Argjentinasit, "Pleshti" nuk është sportisti më i mirë i vitit pasi para tij janë zgjedhur emra të tjerë të sportit për vitin që sapo lamë pas. Sipas asaj që raporton  e përditshmja "Daily Mail", ylli i Barcelonës është renditur i treti në klasifikimin e sportistëve më të mirë Argjentinas për vitin. I pari ka rezultuar boksieri Sergio Martinez, Kampion Bote në peshat e mesme në kategorinë WBC, ndërsa i dyti medalisti i artë i Taekwondo në Londër  Sebastian Krismanik.Mesi që po çmend botën me golat dhe talentin e tij të padiskutueshëm nuk është përkrahur aq shumë nga drejtuesit e sportit në shtetin Argjentinas. Edhe pse nuk ka arritur të marrë këtë çmim Messi është një nga kandidatet më të fortë për të fituar topin e artë për vitin 2012 që do të jepet në datën 7 Janar.