Kristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid
Kristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid edhe pse interesimi për Portugezin nuk ka munguar në këto vitet e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja Spanjolle AS që gjendet shumë pranë Madrilenve.Interesimi i fundit nga ana e drejtuesve të skuadrës së PSG ka marrë tashmë një përgjigje nga drejtuesit e klubit kryeqytetas të cilët e konsiderojnë Yllin e tyre si të pashitshëm. Pak ditë më parë Sheikët e PSG kishin shprehur dëshirën për të marrë nga Real Madrid dy nga shtyllat kryesore të kësaj skuadre, dyshen portugeze Kristiano Ronaldo dhe teknikun Hoze Mourinjo që në merkaton e Janarit. Kjo tentativë e kryeqytetasve Francez ka gjetur menjëherë një përgjigje negative nga Florentino Peres sidomos për Portugezin e talentuar Ronaldo. Presidenti i Real Madrid nuk e sheh dot yllin e skuadrës së tij me ngjyrat e një skuadre tjetër thuhet në të përditshmen Spanjolle As. Numri 1 i Madrilenëve përveçse nuk dëshiron që të lerë të lirë Portugezin ai kërkonë që në merkaton e ardhëshme ti bashkangjisë atij edhe një nga sulmuesit më të mirë të momentit. Bëhet fjalë për kolumbianin e talentuar Radamel Falkao. Ky i fundit aktivizohet tek skuadra kundërshtare e përjetëshme e Realit dhe kalimi i tij në radhët e Merengesve është shumë i vështirë. Peres ka bërë të ditur se ka gati 60 milion Euro për të sjellë në Bernabeu bomberin e Atletiko Madrid por pengesa e vetme është se kundërshtarët Madrilenë nuk dëshirojnë që ylli i tyre të veshë fanellën e Realit të Madridit. Kalimi i Falkaos në radhët e skuadrës Mbretërore do të rikthente entuziazmin në skuadër dhe do e bënte realin një skuadër të denjë për të rivalizuar Barcelonën.Ky është edhe synimi i presidentit Peres që të mbajë yjet në skuadër dhe të synojë që këtyre Yjeve tu shtoj edhe të tjerë të talentuar për të rivalizuar denjësisht me kundërshtarët e përjetshëm të Barcelonës.