Kupa e Italisë, Inter gjen fitoren
Pas zhgënjimit në fundjavë kundër Lacios skuadra e Interit është rikthyer te fitorja duke rigjetur buzëqeshjen në Kupën e Italisë. Skuadra e Stramaccionit siguroi jo vetëm fitoren por edhe kualifikimin ndaj skuadrës së Veronas me rezultatin 2-0. Kjo e fundit ishte një skuadër shumë e lehtë për zikaltrit që nuk derdhën shumë djersë për të arritur te fitorja ndaj një kundërshtari që vinte nga seria B e Italisë.Edhe pse e mbyllën pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0-0 zikaltrit arritën që në pjesën e dytë të shënojnë dy gola që mjaftuan për kalimin në fazën tjetër të kupës së Italisë.Ndeshja e zhvilluar në San Siro nuk dhuroi shumë emocione në 45 minutat e para, por fraksioni i dytë pa një Inter më këmbëngulës pasi Stramaccioni vendosi të aktivizonte tre titullarë dhe rezultatet u vunë re menjëherë pasi Cassano dhe Guarin zhbllokuan situatën. Ish sulmuesi i Milan i dha avantazhin zikaltërve që në minutën e 50 të pjesës së dytë ndërsa dyfishimi i rezultatit nuk vonoi shumë pasi 4 minuta më vonë është Guarin ai që vendosi shifrat përfundimtare të takimit. Në minutat e mbetyra pati edhe raste të tjera por vendasit u mjaftuan me këtë dygolësh për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Italisë.Në 15 minutat e fundit, Interi u detyrua të luante me 10 lojtarë pas dëmtimit të portierit Castellazzi. Stramaccioni nuk kishte më zëvendësime në dispozicion dhe dorezat i veshi sulmuesi Palazio. Në fazën çerekfinale, Interi do të ndeshet me skuadrën fituese të çiftit Napoli-Bologna e cila do të luhet sot.Po ashtu në ditën e sotme do të luhen edhe këto takime:Lacio pret Sienën në stadiumin Olimpiko ndërsa Udineze do të luaj shanset e saj përballë Fiorentinës që ka bërë një përfaqësim dinjitoz deri tani në Kampionatin Italian.