Pep Guardiola pasardhës i Ferguson?

Menaxheri dhe njëherësh tekniku i skuadrës Manchester Junaited Aleks Ferguson do të kalojë pushimet e fundvitit në Amerikë dhe konkretisht në qytetin e New Yorkut. Ky udhëtim i strategut Skoces nuk duket vetëm një udhëtim turistik pasi në New York Ferguson pritet të takohet me ish teknikun e Barcelonës Pep Guardiola. Lajmin e ka publikuar Tabloidi Anglez “The Sun” ku shkruan se tekniku i djajve do të takohet me teknikun Spanjoll ku do të bisedohet për një kalim të mundshëm të ish katalanasit në drejtimin e skuadrës së Manchester Unajted.Ferguson është në fund të karrieres së tij si trajner ndërsa kërkon që skuadrën e tij që e ka udhëhequr për vite me radhë ta lërë në duar të sigurta. Pep Guardiola shihet si mundësia më e mirë e mundshme për të zëvendësuar teknikun Skocez. Ky i fundit pak ditë më parë kishte deklaruar se e shihte Guardiolën si emrin më të mundëshëm dhe më të besueshëm për të drejtuar klubin Manchester në të ardhmen. Pas 27 viteve në krye të djajve Britanik Ferguson pritet ti japë lamtumirën drejtimit të kësaj skuadre dhe për ta zevëndësuar ka zgjedhur një emër të madh të futbollit botëror dhe një nga trajnerët që më Barcelonën ka dhuruar futbollin më spektakolar në vitet e fundit. Guardiola është aktualisht pa ndonjë impenjim zyrtar ndërsa pritet që pas bisedës me Ferguson të bëhet trajneri i ardhshëm i skuadrës së Manchester. Përveç djave më parë për ish teknikun e Barcelonës një interesim kanë shprehur edhe skuadrat e Chelsit, Bayern Mynih dhe Milan.Gjithçka mbetet për tu mësuar pas drekës që dy nga tekniket më të mirë në botë do të kenë në fundvit në qytetin e New Yorkut.