Bolognia macja e zezë e Napolit

Bolonja mund të konsiderohet një mace e zezë për skuadrën e Napolit pasi kuq e blutë kanë mundur përsëri skuadrën e teknikut Maxarriti në përballjen e vlefshme për kupën e Italisë. Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën e Napolit brenda pak ditësh ndaj një kundërshtari si Bolonja e cila fitoi katër ditë më parë edhe në Kampionatin Italian. Për më tepër këto fitore kanë ardhur në stadiumin e San Paulo aty ku Napoli gjithmonë ka treguar një forcë më të madhe duke patur edhe mbështetjen e publikut të zjarrtë.Skuadra e Bolonjës i ka befasuar të gjithë pasi ka arritur të eleminojë fituesin në fuqi të Kupës së Italisë, Napolin me rezultatin 2-1. Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë vendasit me anë të Edinson Cavani që në minutën e 12, ndërsa Cristian Pasquato me golin e tij barazoi shifrat duke mbyllur 45 minutat e para në barazpeshë. Në minutat shtesë të takimit, lojtari me origjinë Shqiptare por që luan për ngjyrat greke Panajotis Kone shënoi golin që e kualifikon Bolognan në çerekfinale të Coppa Italia.Ndërsa në ndeshjen tjetër të kupës së Italisë, Fiorentinës i ka mjaftuar një gol kundër Udineses për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Goli i vetëm në këtë përballje u shënua në pjesën e parë nga Borja Valero i cili i mbijetoi tentativave të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.Pas përfundimit të fazës së 1/8-ve të Kupës së Italisë janë përcaktuar edhe përballjet që do të luhen në çerekfinale që vijojnë si më poshtë;Inter  do të përballet me BolonjaRoma  me FiorentinenLacio me  KataniaNdërsa supersfida e kësaj faze është ajo mes Juventus dhe Milan