Rossi drejt Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 13:40
Mund të jetë Giuseppe Rossi sulmuesi për të ardhmen e Interit. Bëhet fjalë për një kampion të vërtetë, gjë që e ka treguar, por edhe për një bast për shkak të shumë dëmtimeve në ligamentet e gjurit të djathtë ndërmjet Tetorit të 2011 dhe pranverës së 2012., ku ka bërë një operacion të tretë kohët e fundit në Kolorado dhe që sipas zëdhënësit të Villareal ka dalë me sukses.Në Mars, Rossi mund të rifillojë aktivitetin dhe rimëkëmbjen që sipas agjentit të tij Federico Pastorello, duhet t’a ndihmojë të rifitojë falellën axurre për boterorin Brazil-2014. Por kush e do Rossin duhet të fillojë të lëvizë tani, në sesionin e merkatos së Janarit, për të mundur në kohë konkurrencën.