Kupa e Gjermanisë, shkëlqen përsëri Shaqiri

Bayern Munchen djersin për të prerë biletën e çerekfinales së Kupës së Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Jupp Heynkes zbriti në fushën e Augsburg me arsenal të plotë, duke përfituar edhe nga mbyllja e Kampionatit për këtë vit, çka i dhuroi fitoren 2-0. Edhe në këtë takim lojtari me origjin Kosovare Xherdan Shaqiri ka arritur të gjej rrugën e rrjetës. Goli në Kup ishte i dyti radhazi për mesfushorin me oriogjinë Shqiptare me fanellën e skuadrës së Bayernit. Goli i parë për Bavarezët erdhi në minutën e 26 nga Mario Gomez. Por më pas ndeshja mori një tjetër rrjedhë sepse Francezi Franck Ribery e la skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutën e 48-të. Largimi i Francezit nga fusha rriti më shumë besimin e skuadrës vendase që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa arritur ta gjejë atë. Një gjë të tillë e bëri Shqiptari nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili dërgoi në rrjetë një asist të dhënë nga Muller 5 minuta para përfundimit të takimit. Në ndeshjet e tjera të Kupës së Gjermanisë janë shënuar këto rezultate, Schalke 04 thelloi krizën pasi u eliminuan nga Mainz 05 që fitoi 2-1 në transfertë, ndërsa Freiburg u mjaftua me një gol për të nxjerrë jashtë loje Karlsruhen. Surpriza e dytë e mbrëmjes erdhi nga Fortuna Dusseldorf që u eliminua pas humbjes 2-0 në fushën e Kikers Ofenbah. Sot do të luhen edhe 4 takime të tjera të vlefshme për Kupën e Gjermanisë:  Bokum  do të luaj kundër Mynih 1860. Volfsburg do të pres në shtëpi skuadren e  Bayer Leverkusen. Borusia Dortmund  do të kërkoj kualifikimin në shtëpi kundër skuadrës së Hanover, ndërsa edhe Shtuttgart do të kërkoj të njëjtën gjë ndaj skuadrës së Këln.