Vilanova ka mbështetjen e të gjithëve
Pas lajmit të rishfaqjes së sëmundjes për trajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova kanë ardhur reagime nga e gjithë bota e futbollit. Futbollistë dhe lojtarë janë munduar ti japin zemër teknikut Katalanas nëpërmjet mesazheve të shumta. Mbështetja për teknikun Vilanova ka ardhur nga të gjithë klubet, lojtarët dhe trajnerët që në një rast të tillë nuk i kanë kursyer mesazhet për mbështetijen e teknikut Katalanas. Mbi të gjithë një mbështetje e veçantë për trajnerin e Barcelonës ka ardhur edhe nga klubi i Real Madrid një nga rivalët e përjetshëm të Blaugranasve që në këtë rast janë solidarizuar duke mbështetur Vilanovën dhe sëmundjen që ai po kalon duke lënë mënjanë përplasjet sportive. Disa nga lojtarët, trajnerët apo edhe drejtues klubesh që kanë dhënë mesazhet e tyre vijojnë si më poshtë:David Silva: I jap mbështetje dhe forcë Titos dhe të gjithë atyre personave që vuajnë nga kanceri...Edin Dzeko: Do fitosh në këtë sfidë... Mos hiq dorë Tito!Alvaro Arbeloa: Luftrat janë fituar pas betejave të shumta dhe duhet të luftosh deri në fund.. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë, forca Tito!Diario Sport: Ekipi i Real Madrid mbështet Titon!Rafa Benitez: Mendja jonë është tek Tito!Guti: Jap mbështetjen time për Titon, sepse shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha!