Cana fiton duelin me Bogdanin, Lacio kualifikohet në çerekfinale

Ndeshja e kupës së Italisë ka dhuruar një duel spektakolar mes dy lojtarëve të Kombëtares. Lorik Cana që luan në radhët e Lacios ka fituar duelin me Erion Bogdanin në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë ku Lacio mundi Sienën vetëm pas gjuajtjeve të 11 metërshave. Bardhë e kaltrit kaluan në çerekfinalen e Kupës së Italisë duke vazhduar rrugën për të qenë një nga pretendentët e fitimit të këtij trofeu.Të dy lojtarët e Kombëtares e nisin ndeshjen nga minuta e parë ndërsa kapiteni Kombëtares Lorik Cana nuk e kishte fatin me vete në këtë takim pasi shënoi një gol në portën e tij. Kapiteni i Kombëtares e shikonte emrin e tij të shënuar në tabelën e rezultatit pasi shënoi një gol karambolesk që vleu për ti dhënë kundërshtarit avantazhin që në fillim të pjesës së dytë.. Gjithsesi Lacio arrin të riekuilibrojë gjithshka në frymën e fundit të kohës së rregullt kur barazon shifrat me një goditje me kokë të Sianit. 30 minutat e shtesës nuk sjellin ndryshim në rezultat dhe skuadrat i drejtohen gjuajtjeve nga pika e bardhë aty ku të besuarit e Petkoviç tregohen më të saktë duke siguruar kualifikimin për në fazën  tjetër të Kupës së Italisë.Në goditjet e penalltive portieri Karrizo demonstroi vlerat e tij duke i pritur goditjet e Larrondos dhe Vergasolas ndërsa për skuadrën e Petkovic shënuan Mauri, Ledesma Flokari e Kozak për ta mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 5-2 duke çuar Lacion në çerekfinale ku llogaritë do t'i bëjë me Catanian.