Dëmtohet Chielini, Juve në alarm për mbrojtjen
Problemet në mbrojtjen e Juventusit duket se nuk kanë të sosur pas lamtumirës që i dha kësaj skuadre mbrojtësi Brazilin Lusio. Bardh e zinjve do tu mungojë edhe një nga pikat kryesore të këtij reparti Gjorgjo Kielini. I pari nuk arriti të ambjentohej asnjëherë me skuadrën bardh e zi ndërsa ky i fundit do të vuaj një dëmtim që mund ta lërë jashtë fushave të blerta për të paktën tre muaj. Humbja e një nga mbrojtësve më të mirë të skuadrës së Zonjës si dhe largimi i Lusios për tek skuadra e San Paolos në Brazil ka bërë që drejtuesit e Juventusit ti hynë merkatos për të siguruar shërbimet e një mbrojtësi që mund të mbajë lart mbrojtjen e bardh e zinjve.Sipas asaj që raporton e përditshmja Torineze "TuttoSport", janë të shumtë emrat që po vëzhgon Juventus për të siguruar fortësinë e repartit difensiv. Emri i parë në axhendën e drejtuesve të "Zonjës së Vjetër" është Hugo Campagnaro, të cilin Napoli mund ta shesë nëse nuk firmoset rinovimi i kontratës. Emri i dytë është ai i Federico Pelusos, mbrojtësi i Atalantas ka qënë pjesë e bisedimeve mes Juventinëve dhe Bergamaskëve gjatë ndeshjes të së Dielës dhe ku ekipi zikaltër ka kërkuar të riun Marrone.Ndërsa emri i fundit është ai i Danilos që aktivizohet në radhët e Udinezes. Braziliani mund të mbërrijë në "Juventus Stadium" në formë huazimi deri në Qershor dhe më pas të blihet i gjithë kartoni i tij.Tashmë është e sigurt që Juventus përveç ëndrrës për të sjellë pranë skuadrës një sulmues të talentuar po punon për të marrë edhe një mbrojtës që tashmë është i domosdoshëm për vijimësinë e rezultateve positive të skuadrës së Kontes. Juventus merr pjesë në tre kompeticione dhe blerja e një mbrojtësi të talentuar do të bënte shumë punë te Bardh e zinjtë që synojnë të arrijnë majat këtë vit jo vetëm në Itali.