Hidhet shorti i Chempions League
Është hedhur pak më parë në Nyon të Zvicrës shorti i Uefa Chempions Lige për fazën e 1/8. Pas mbarimit të Fazës së Grupeve shorti ka rezervuar emocione shumë të mëdha ku nuk kanë munguar përballjet mes skuadrave më të mira të kontinentit.Ajo që bie në sy në këtë short është përballja mes gjigantëve të Real Madrid dhe Manchester United por nuk ngelet prapa as përballja mes Milan dhe Barcelonës. Kryeqytetasit Madrilenë që tashmë janë dorëzuar në kampionatin Spanjolël do të luajnë shanset e tyre përballë një prej skuadrave më të mira të momentit. Ferguson në mbyllje të karrierës së tij do të kërkojë të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi një fitore ndaj skuadrës së Mourinjos do të ishte fitore e dyfishtë ndaj një kundështari direkt siç është Real Madrid. Milan dhe Barcelona do të jetë një tjetër përballje interesante pas asaj të vitit të kaluar ku Balaugranasit arritën të dalin fitimtar.Shorti i Uefa Chempions Ligë ka rezervuar një përballje jo shumë të vështirë për skuadrën e Juventusit. Kampionët e italisë me lojën që kanë treguar deri tani nuk e kanë të vështirë të paktën në letër përballë skuadrës së Seltik Glazgou. Një tjetër takim interesant i kësaj faze është edhe ai mes Arsenal dhe Bayern Mynih. Ndërsa Borusia e Dortmundit do të luaj një sfidë të vështirë ndaj Shaktar Donekts. Këta të fundit lanë jashtë këtij kompeticioni kampionët në fuqi të Chempions Ligës, skuadrën e Chelsit.Në fazën e 1/8 të Chempions Ligë do të kemi këto përballjeGalatasaraj - ShalkeSeltik - JuventusArsenal - Bayern MynihShaktar Donkets - Borusia DortmundMilan - BarcelonaReal Madrid - Manchester UnitedValencia - PSGMalaga - PortoNdeshjet e para të kësaj faze do të luhen me datën 12 dhe 20 Shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit do të jenë në datat 5 dhe 13 Mars.