Për Napolin është moment i vështirë
“Momenti është i vështirë, por jam i sigurtë që skuadra do ta marrë veten”. Mazzari pas dy humbjeve me Bolognan, mundohet të përcjellë besim tek lojtarët. “Kemi pikasur arsyet e krizës, -shpjegon trajneri i Napolit-. Me Sienën do të shohim nëse gjërat që kemi thënë midis nesh do të aplikohen apo jo”. Megjithatë bilanci i gjysmës së sezonit është i mirë: Përtej penalizimit- vazhdon Mazzari,- kemi më shumë pikë se viti i shkuar.“Unë dhe lojtarët nuk kemi shkopin magjik por garantoj se skuadra do të japë gjithcka atë që ka përbrenda. Edhe unë jam kuriz për t’a parë. Kundër Bolognas kam parë gjëra që mund të bëheshin më mirë dhe lojtarët e dinë”. Në fund një fjali edhe për vitin e famshëm që Mazzari donte të bënte pushim: “Jam një profesionist, kam një kontratë deri në 30 Qershor dhe do të jap shpirtin për këtë. Më pas, do të shoh se cfarë do të dojë të bëjë klubi me mua.