Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e grupeve A dhe B
Kupa e shqipërisë ka luajtur ndeshjet e treta të vlefshme për fazën e grupeve. Në grupin A skuadra e Skëndërbeut ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit pasi ka mundur Kastriotin në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 1-2. Në grupin A një fitore të rëndësishme ka shënuar edhe skuadra e Kukësit që ka mundur me rezultatin 2-0 Shkumbinin në stadiumin "Zeqir Ymeri". Përveç ndeshjeve të Grupit A sot janë luajtur edhe dy përballjet e grupit B ku Bylis dhe Flamurtari kanë arritur të fitojnë ndaj Teutës dhe Laçit. Ballshiotët kanë mundur Teutën me rezultatet 5-0 dhe kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit, ndërsa Vlonjatët kanë mundur Laçin me rezultatin 2-1.Golat në këto takime u shënuan si më poshtë:Në grupin AKastrioti - Skënderbeu 1 - 2Golat: Caca 87’ Pejic 16’, Plaku 43’Kukësi - Shkumbini 2 - 0Golat: Allmuca 83’ (pen), Malo 85’ Grupi B Bylis - Teuta 5 - 0Golat: Izucuku 4’ (pen), 7’, Bakiu 5’, 41’, Meto 89’Flamurtari - Laçi 2 - 1Golat: Zeqiri 39’, Muzaka 44’ , Vucaj 67’