Di Stefano: "Madrilenët" drejt rrugës së suksesit në Evropë
Deklarata e Mourinhos para pak ditësh se Real është tashmë i dorëzuar për mbrojtjen e titullit Kampion është komentuar nga të gjithë sipas interpretimeve të tyre personale. Por për një nga legjendat e klubit madrilene Di Stefano ky dorëzim i Portugezit ka një kuptim tjetër. 86-vjeçari mendon se ish-trajneri i Interit mund t'i drejtojë "Madrilenet" drejt rrugës së suksesit në Evropë. Është pikërisht ky fakt që e ka bërë Mourinjon të bëj një deklartë të tillë pasi ai është i përqëndruar vetëm në fitmin e Chempions Ligës thotë një nga ikonat e skuadrës Madrilene.Gjithsesi, Di Stefano ka theksuar se nëse arrihet ky objektiv atëher Mourinjo ka të drejtë që është dorëzuar në luftën për titull. "Ne kemi një ekip të shkëlqyer dhe një trajner të madh, i cili do të na drejtojë në rrugën e duhur për të fituar për të dhjetën herë Ligën e Kampionëve, - citohet Di Stefano nga "Marca". - Ka nga ata që kanë një talent në një drejtim të caktuar, ndërsa Real Madridi ka talent për të fituar Ligën e Kampionëve. Për këtë trofe kemi më shumë nevojë tani për tani. Duhet të pranojmë se dështimi është një pjesë e domosdoshme e suksesit. Kjo është arsyeja pse duhet të mësojmë nga ecuria jo fort pozitive në La Liga. Një skuadër e madhe si Real dhe një trajner si Mourinjo e dinë mirë se cilat janë objektivat e skuadrës, prandaj unë besoj se në këtë vit skuadra Portugeze do të sjell në Bernabeu trofeun e 10 të Chempions Liges".Nëse mourinjo e arrinë këtë objektiv të vendosur që në fillim të sezonit atëher kritikat ndaj tij dhe skuadrës që ai drejton do të kenë një përgjigje dhe Mourinjo do të kërkoj llogari ndaj të gjithë atyre që ndoshta po tregohen disi të paduruar.