Ancelotti dhe Simeone, rivalët e të njëjtit qytet

Carlo Ancelotti dhe Diego Pablo Simeone nuk janë përballur ndonjëherë më njëri tjetrin si futbollistë, por fakti që ata kanë luajtur për dy skuadra të të njëjtit qyteti i bën të jenë “ armiq” në thonjëza me njëri tjetrin. Fati i solli të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe sigurisht nuk i ndan qyteti por ngjyra e skuadrave.

Ancelotti ka lujatur dikur për Romën ndërsa vite më vonë Diego Simeone mbronte ngjyrat e Lazios, dy skuadrat e kryeqytetit italian të cilat kanë një rivalitet të ndezur me njëra tjetrën.

Italiani përveç se ka drejtuar Milanin si trajner ka qënë edhe lojtar i kësaj skuadre në fund të viteve 80 deri në fillimin e viteve 90, duke fituar edhe Ligën e Kampionëve kur në skuadrën kuq e zi bënin pjesë lojtar si Van Baste, Baresi, Gullit apo Maldini, ndërkohë që edhe në këtë rast trajneri aktual i Atletico-s nuk ndoqi gjurmët e Ancelottit por në fund të viteve 90 veshi fanellën e skuadrës tjetër të qytetit të Milanos Interit. Pablo Simeone triumfoi me zi-kaltërit në Kupën Uefa në vitin 1998, ku Interi mposhti Lazion me rezultatin 3-0 falë golave të Zamoranos, Zanettit dhe Ronaldo da Limas.

Të dy këta trajnerë të mëdhenj nuk u përballën ndonjëherë në fushën e lojës, me gjithë se gjatë gjithë karrierës së tyre kanë luajtur në anët e kundërta të një qyteti, por me sa duket momenti që këta dy personalitete të sfidojnë njëri-tjetrin për diçka të rëndësishme erdhi dhe si gjithmonë ata do të jenë në kahët e kundërta të të njëjtit qytet.