Joachim Loew: E ardhmja ime varet nga paraqitja në Botëror
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew është shprehur se e ardhmja e tij tek ky ekip do të varet nga rezultatet që do të arrij ën Kupën e Botës. Ish trajneri i Stuttgartit aktualisht ka kontratë deri pas Euro 2016, ndërsa ka marr drejtimin e pancerave në fund të Botërorit 2006. Edhe pse ka afruar në ekip shumë talent, ai nuk pati fat të fitonte në evenimente të rëndësishme, por dëshiron të mbetet edhe dy vjet të tjera tek Gjermania.
"Pa bërë spekulime, e di se trajneri gjithmonë varet nga ajo çfarë ndodh në kompeticione të rëndësishme si Kupa e Botës", deklaroi ai për mediat gjermane."Pas Botërorit, kombëtarja jonë do të diskutoj me drejtuesit e federatës për të analizuar gjithcka. Unë jam në këtë pozicion që nga viti 2006. Thuajse çdo Përfaqësuese ka ndryshuar trajnerin që nga koha kur jam zgjedhur unë".
Në fund foli edhe për të ardhmen e tij:"Nuk mendoj shumë, jam i fokusuar tërësisht në Botëror. Nëse e fitojmë titullin, do të ishte një arritje e shkëlqyer dhe do të na shtonte motivin për vitet e ardhshme, njëlloj si Spanja e Vicente del Bosques, e cila dëshironte ta fitonte Euro 2012 pas Botërorit", përfundoi Loew.