Manchester United në gjurmët e Christian Eriksen
Klubi i Manchester Unite mbylli një sezon të dështuar ku nuk arriti të kualifikohej në asnjë nga kupat e Europës dhe tashmë pronarët e United po kërkojnë ta përforcojnë skuadrën me elementë cilësor që mund ta rikthejnë klubin legjendar anglez në nivelet ku i takon.
Para pak ditësh u zyrtarizua trajneri i ardhshëm i skuadrës holandezi Louis Van Gaal ndërsa tashmë ka filluar angazhimi i drejtuesve të klubit për të sjellë në Manchester futbollistë që mund të bëjnë diferencën.
Dje u raportua se shumë pranë kalimit në “ Old Trafford “ është mesfushori i Bajernit të Mynihut Toni Kroos ndërsa sot mediat angleze bëjnë me dije se klubi i United është mjaft i interesuar për shërbimet e mesfushorit danez të Tottenhamit Christian Erkisen.Van Gaal e njeh mjaft mirë ish-futbollistin e Ajaksi-t pasi si trajneri i kombëtares holandeze i është dashur ti ndjekë shpesh takimet e Ajaksit të Amsterdamit dhe me sa duket ka qënë pikërisht Van Gaal që i ka sugjeruar drejtuesve të klubit blerjen e Eriksen.
22 vjeçari ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë tek Tottenhami me gjithë se skuadra londineze nuk i përmbushi pritshmërit duke mos u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.Oferta që United mund ti bëjë Spurs-ave për Eriksen mund të jetë mjaft tunduese duke parë buxhetin e madh familja që Glazer i ka vënë në dispozicion teknikut Van Gaal për ti shpenzuar në merkato.
Objektivë të tjerë të skuadrës nga “ Old Trafford “ janë edhe Arjen Robben, Thomas Muller, Mats Hummels apo edhe Holger Badstuber.