Juventusi kërkon Gundogan, Ranocchia-n dhe Samuel Eto’o-n
Juventusi po kërkon të përforcohet për sezonin e ardhshëm ku do të kërkojë të shkojë larg në Champions League. Bardh e zinjtë duken më aktivët në prag të startit zyrtar të merkatos së verës.
Është bërë tashmë e ditur se Conte do të aplikojë skemën me 4 mbojtës sezonin tjetër dhe për këtë Juvja është vënë në kërkim të një lojtari të aftë në prapa vijë. Mediat italiane raportojnë sot se një nga objektivat për të përforcuar repartin difensiv të kampionëve të Italisë është Andrea Ranocchia. Italiani me sa është kuptuar nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Interin e cila i skadon në vitin 2015 dhe për këtë Conte kërkon ta sjellë në Torino pasi më parë e pat stërvitur edhe tek Arezzo e Bari. Ezequiel Graray i Benficës është një tjetër objektiv i “ Zonjës së Vjetër “ për të fuqizuar mbrojten, por me sa raportojnë mediat portugeze klubi i Zenitit ka arritur akordin me luzitanët për kalimin e argjentinasit në Rusi.
Për mesfushën së fundmi është përmendur emri i Ilkay Gundogan. Në rast se Paul Pogba largohet pasi ofertat që mund të mbërrijnë për francezin mund të jenë vërtet të larta Juvja do ta përqëndroj të gjithë interesin tek lojtari i Dortmundit. Gjermani ka kaluar një sezon të vështirë për shkak dëmtimesh por trajneri Juventin beson se ai mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Dje u raportua se bardh e zinjtë ishin vënë në gjurmët e Didier Drogba por futbollisti nga Bregu i Fildishtë kërkon një pagë vjetore prej 5 milion eurosh dhe Juventusi nuk është e gatshme ti ofrojë një kontratë të tillë, me gjithë atë mund të arrihet një marrëveshje në bazën e 3.5 milion eurove. Nga ana tjetër klubi torinez ka filluar të mendojë edhe për Samuel Eto’o me gjithë se akoma drejtuesit e Juves nuk janë të bindur nëse Eto’o mund të jetë lojtari i duhur për sulmin e “Zonjës së Vjetër”.
Ndërkohë vazhdojnë bisedimet me Barcelonën për Alexis Sanchez. Akordi me lojtarin tashmë është arritur por duhet të arrihet edhe marrëveshje me blaugranat. Katalanasit kërkojnë 25 milion euro për Silenin ndërsa Juventusi është e gatshme të paguaj deri në 18 milion. Akoma e hapur është pista që të dërgon tek talenti 21 vjeçar i Reali të Madridit Alvaro Morata.