Petr Cech mund të kalojë tek Arsenali

Portieri çek i Chelsea-t mund të ndryshojë skuadër sezonin tjetër por ndoshta nuk do ti duhet të ndryshojë qytet. Mediat spanjolle raportojnë se Arsenali po mendon seriozisht për blerjen e gardianit të bluve. Cech zhvilloi një sezon mjaft të mirë dukë u shpallur edhe portieri më i mirë i sezonit në premier league por me sa duket ardhja e Courtois mund të bëjë që portieri 31 vjeçar të largohet pas 10 vitesh nga Chelsea. Arsene Wenger prej disa kohësh është në kërkim të një portieri të klasit të lartë dhe Cech është ndër më të mirët në rolin e tij. "Topçinjtë" do të kërkojnë të shfrytëzojnë më së miri situaten që do të krijohet me ardhjen e Courtois në Londër ndërkohë që edhe vetë 31 vjeçari ka deklaruar se nëse nuk luan titullar do të largohet. Mourinho duket se ka ndërmend që t'ia besojë katërkëndorin 21 vjeçarit belg, në këtë mënyrë Arsenali do ta kishte më të lehtë për të arritur te Cech. Nga ana tjetër edhe portieri aktual i Atletico Madridit theksoi disa ditë më parë se nuk shkon tek blutë e Londrës për të qëndruar në stol. Është e vështirë ta mendosh heroin e Chelsea-t në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2012 me fanellën e Arsenalit, por me Courtois-n titullar në " Stamford Bridge " kalimi i Petr Cech ne " Emirates Stadium " mund të bëhet shumë shpejt realitet