Turqia "shkatëron" Kosovën në miqësore
Përfaqsuesja e Kosovës ka pësuar një humbje të thellë në miqësoren me Turqinë, 6-1. Kombëtarja turke e drejtuar nga Fatih Terim, edhe pse me formacionin e saj të dytë, u ka dhënë një leksion lojtarëve të Bunjakut. Miqësorja Kosovë-Turqi ishte e veçantë për trajnerin turk, Fatih Terim. Kjo sfidë figuronte e 100-ta për Terim në karrierën e tij si trajner i kësaj përfaqësueseje.Terim dhuroi duartrokitje për publikun e pranishëm para nisjes së miqësores, teksa këta të fundit u ngritën të gjithë në këmbë për të. Ndeshja u luajt në stadiumin olimpik të Mitrovicës "Adem Jashari" ku kanë qenë shumë të pranishëm, mes tyre edhe trajneri i kombëtares kuqezi, De Biazi, por thuajse askush nuk ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar në tapetin e blertë kosovarët.Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore ndërkombëtare zyrtare e përfaqësueses së Kosovës, pas asaj të zhvilluar më 5 mars ndaj Haitit, e cila përfundoi në barazim 0-0. E radhës do të luhet kundër Senegalit në Zvicër.Kosovë-Turqi 1-6Golat: Bunjaku 35′ / Ilhan Ozek Ahmet 2′, Bilal Kisa 34′, Olcay Shahan 49′, Mustafa Pektemek 54′, 71′, Potuk 86′ (pen)