Interi shënjestron Luiz Gustavon

Interi është një kërkim të një mesfushori që mund ti garantojë cilësi dhe forcë fizike. Mazzarri e bëri të qartë se i pëlqen shumë lojtari i Wolfsburgut Luiz Gustavo.

Braziliani është një prej lojtarëve më të mirë të klubit gjerman. Ajo çfarë e bën të vështirë këtë transferim është vlera që Wolfsburgu i ka vënë lojtarit 20 milion euro. Interi nuk duket i gatshëm të shpenzojë një shifër të tillë nga ana tjetër gjermanët nuk kërkojnë të bëjnë asnjë skonto. Gustavo mbërriti në Gjermani në vitin 2007, kur luajti për Hoffenhaim e më pas kaloi tek Bajerni i Mynihut për 15 milion euro, në dy vitet me bavarezët ai arriti të fitonte Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Objektiva të tjerë për të përforcuar mesfushën zi-kaltër vazhdojnë të jenë dy kosovarët e Zvicrës Valon Behrami e Granit Xhaka, gjithashtu klubi i Interit ka shfaqur interes për Obi Mikel të Chelsea-t dhe Javi Garcia-n e Manchester City-t.