Walter Mazzarri : Do të qëndroj tek Interi
Gjatë një konfernce për shtyp trajneri i Interi-t Walter Mazzarri ka siguruar të gjithë tifozët e Interit se do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.
“ Jam i sigurt që do të qëndroj sepse kam një kontratë me klubin. Jam shumë i kënaqur me telefonatën e presidentit Thohir pas takimit me Lazio-n. Ishte i lumtur që ne arritëm objektivin e Europa League-s.”- deklaroi trajneri zi-kaltër.
Më tej trajnerin livornez u shpreh rreth rinovimit të tij me klubin milanez.“ Rëndësi ka që marrëdhënia ime me drejtuesit e klubit është nga më të mirat, theksoi se kam një kontratë dhe nuk për momentin nuk po mendoj për rinovimin.”- u shpreh tekniku i InteritMazzarri foli edhe për sezonin e sapo përfundura duke e cilësuar atë si pozitiv.“ Zhvilluam një sezon të mirë dhe mendoj se bëmë gjëra mjaft pozitive, mendoj se kemi hedhur bazat për edicionin e ardhshëm. Sigurisht që në disa takime mund të bëhej më mirë por po punojmë për tu përmirësuar në shumë aspekte.Në fund ish-trajneri i Napolit foli edhe për 4 argjentinasit që do të largohen nga Interi në verë.“ Jam krenar që kam drejtuar lojtarë si Zanetti, Milito, Cambiasso Dhe Sammuel. Bashkë arritëm ta dërgojmë Interin në Europë dhe për këtë i falënderoj.”-përfundoi konferencën e tij për shtyp Walter Mazzarri.Zi-kaltërit e mbyllën sezonin në vendin e 5-të në Serinë A duke siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Europës.