Juventusi arrin akordin me Alexis Sanchez, shumë pranë edhe Morata

Juventusi ka arritur tashmë akordin me mesfushorin-sulmues të skuadrës së Barcelonës Alexis Sanchez. Il Nino pëlqehet shumë nga trajneri Conte dhe me sa duket drejtuesit e Juves po i plotësojnë dëshirën teknikut puljez ku mbrëmë kanë arritur marrëveshjen me Silenin. Sanchez është një lojtar që mund ti bëj shumë punë trajnerit italian në skemën e re që ai do të aplikojë sezonin e ardhshëm. Dihet se kur një skuadër luan me një 4-3-3 të pastër atëherë ata lojtarë që mbulojnë krahët e sulmit janë mjaft të rëndësishëm dhe Sanchez është një nga anësorët më të mirë në qarkullim. Mbetet vetëm të arrihet marrëveshja me klubin e Barcelonës i cili parashikohet të kërkojë afërsisht 20 milion euro për kartonin e 25 vjeçarit nga Antofagasta.

Një tjetër lojtar që luan në kampionatin spanjoll me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Juventusit. Ai është Alvaro Morata. Iberiku nuk është i kënaqur për minutazhin që i është ofruar nga Carlo Ancelotti dhe për këtë ka shprehur dëshirën pëër tu larguar nga galaktikat. Me sa raportojnë medat italiane drejtuesit e klubit torinez janë shumë pranë marrëveshjes për kalimin e Moratës në Torino. Mësohet se Reali është gati t’ia kalojë futbollistin Juves në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Një tjetër lojtar që mund të vishet bardh e zi sezonin tjetër është laciali Antonio Candreva. Mediat italiane raportojnë se klubi i Juves po diskuton me Udinesen e cila ka në pronësi gjysmën e kartoni të lojtarit italian për një transferim të mundshëm të Candrevës në Torino. Akoma të hapura janë pistat që të dërgojnë te Luis Nani, Patrice Evra apo edhe Mario Mandzukic. Me sa duket Juventusi po kërkon seriozisht ta përforcojë skuadrën për të synuar pse jo edhe triumfin në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.