Pas Behramit dhe Januzajt, edhe Shaqiri deklaron se nuk do të luajë për Kosovën

Mesfushori kosovar i Bayern Mynih, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për mediat zvicerane,i ka dhënë një tjetër ‘shuplakë’ përfaqësueses së Kosovës, duke deklaruar se nuk do të luaje për të ne të ardhmen. Pas Behramit dhe Januzaj, Shaqiri bëhet futbollisti i 3-të që refuzon të luajë për përfaqësuesen e sapoformuar, në rast se ajo do të marrë leje nga FIFA dhe UEFA për të luajtur ndeshje zyrtare. Shaqiri ishte parë duke vizituar konsullatën e e Kosovës dhe gazetarët menjëherë e ngacmuan duke i bërë pyetjen e famshme, "A do të luash për Kosovën kur të pranohet ne FIFA?" Shaqiri u përgjigj: "Njëherë vizitova konsullatën e Kosovës, por jo, kjo nuk do të thotë që do të luaj për Kosovën, unë jam i Zvicrës dhe i tillë do mbetem.”