Mbrëmja NBA. Miami triumfon ndaj Indiana Pacers
Miami ka barazuar mbrëmë serinë në finalen e dytë të konferencës së Lindjes. Skuadra nga Florida ka thyer në “ Bankers Field House “ vendasit e Indianës me rezultatin 87 – 83. Protagonistët kryesor për skuadrën e Heat-save ishin Dwayne Wade me 23 pikë dhe Lebron James me 22. Indianës nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e të 5 titullarëve pasi në fund rezultati foli për Miami-n. Në Indianapolis u zhvillua një takim mjaft i ekuilibruar dhe i luftuar. Në fillim ishte skuadra e Vogel që e startojë më mirë ndeshjen por Miami ju kundërpërgjigj menjëherë dhe në fund të dy pjesëve të para ekuilibri mes të dyja skuadrave ishte i plotë. Në fund të pjesës së tretë pikët e Roy Hibbert i dhanë një avantazh të lehtë Pacersa-ve por në pjesën e katërt kontrollin e lojës e mori në dorë ylli i Miami Heat LeBron James. 7 pikë të shënuara radhazi nga 4 herë MVP-ja i sezonit të rregullt i dhanë skuadrës së Spolestras shkëputjen vendimtare. Indiana luftoi përgjatë gjithë takimit për ta dërguar këtë seri në 2-0 por nëse një skuadër ka më mesin e saj basketbollistë të kalbrit të Dwayne Wade e LeBron James bëhet e vështirë për këdo që kërkon ti mposhtë. Përballja e radhës do të jetë të shtunën në “ American Airlines Arena“ të Miamit.