Conte: Llorente nuk do të largohet
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka sjell një lajm të keq për Barcelonën. Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique në listën e përforcimeve për sezonin e ri ka përfshirë edhe sulmuesin e bardhezinjve, Fernando Llorente. Por, Conte ka theksuar se ish ylli i Athletic Bilbaos nuk do të largohet nga Juventusi, gjatë merkatos së verës. "Llorente është dhe do të mbetet futbollist i yni", deklaroi shkurt Conte, në pyetjen e disa të pranishmëve në një ngjarje të organizuar nga Fiat, Tuttosport. Llorente iu bashkua Juventusit në verën e vitit të kaluar si futbollist i lirë nga Athletic Bilbao dhe shkëlqeu duke shënuar18 gola në Serie A dhe ndihmoi ekipin e tij të fitojë titullin e tretë të radhazi kampion të Italisë. Ai gjithashtu është përfshirë në listën e Spanjës, Vicente del Bosque për Kampionatin botëror në Brazil. Pas shfaqjes së një video të shkurtër kur përmblidhej karriera e tij si lojtar dhe si trajner, ai foli mbi skuadrën dhe konceptin e 'Urisë për fitore'. "Ne duhet që të jemi gjithmonë të vendosur dhe të jemi të përgatitur" u shpreh trajneri i Juventusit. Conte edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë në krye të Juves pasi ra dakort pas një takimi me Presidentin Anjeli.