Manchester United shumë pranë Toni Kroos

Manchester United është pranë marrëveshjes për të sjell Toni Kroos nga Bayerni i Mynihut në Old Trafford. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat britanike, "djajtë e kuq" kanë bërë progres të madh në negociatat me Bayernin dhe janë të sigurt se do të kenë Kroosin si një prej gjashtë transferimeve të mëdha këtë verë. Zyrtarë të Unitedit kanë qenë në bisedime të gjata me bavarezët prej dy muaj.

Pep Guardiola nuk dëshiron të shesë 24-vjeçarin, por me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, drejtuesit bavarez janë të detyruar që të sigurojnë nëj shumë të caktuar të hollash. Bayerni prej kohësh ka tentuar të gjej gjuhën e përbashkët me kroos por kërkesat e tij duket se janë të mëdha. Louis van Gaal pritet të nënshkruajë me disa lojtarë mjaftë kualitativ gjatë verës. . Dyshja e Dortmundit, Mats Hummels dhe Marco Reus, kanë qenë në listën e Unitedit prej kohësh ndërsa Arturo Vidalin dhe Cesc Fabregasin janë dëshira të mëdha që vështirë të arrihen.

Nevoja për të përforcuar mesfushën do të jetë ndër lëvizjet e para të strategut holandez I cili luan një lojë të bazuar nga sulmet në krah. I vetmi I shpëtuar nga kjo situate mesa duket do të jetë Antonio Valencia