Yaya Toure mund të largohet nga Mancheser City

Yaya Toure ka mbetur i pa kënaqur nga sjellja e klubit të Manchester City-s pasi asnjë nga përfaqësuesit e City-t nuk i uroi ditëlindjen lojtarit nga Bregu i Fildishtë. Menaxheri i tij e ka bërë të qartë se Toure kërkon respekt dhe se mund të largohet nga klubi nëse nuk ndihet më i vlerësuar. “ Mendoj se qëndrimi i tij në Manchester nuk është më 100% i sigurt, mendoj se mundësitë janë 50 me 50 “-deklaroi menaxheri i lojtarit Dimitri Seluk. Më pas menaxheri i futbollistit ivorian ka deklaruar “ Barcelona mund të jetë një destinacion i mundshëm. Toure ka ëndërruar gjithmonë ta mbyll karrierën në Katalonjë” Yaya Toure është një ndër lojtarët më të mirë tek skuadra angleze dhe këtë sezon ai ka qënë protagonisti kryesor i skuadrës së Pellegrinit. Kontributi i tij rezultoi vendimtar në fitimin e kampionatit anglez nga klubi qytetarëve.