Luis Figo : Ronaldo në histori edhe pa Kupën e Botës

Ish futbollisti portugez, Luis Figo nuk mendon se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka nevojë për të fituar Kupëne Botërorit, për t'u kujtuar si një futbollist i madh. Fituesi i fundit i Topit të Artë njihet si një ndër futbollistët më të mirë në botë në vitet e fundit dhe këtë verë do të jetë I fokusuar te Seleccao, në evenimentin që do të mbahet në Brazil. "Të kujtohet sikur Pele apo Maradona? Nëse dëshiron të mbahesh mend si ata të dy, sigurisht që duhet të fitosh Botërorin. Por, në përgjithësi, imazhi dhe prestigji që ka ai, nuk mendoj se ka nevojë për këtë trofe", deklaroi Figo. "Mendoj se është e rëndësishme që të ai ketë sukses në Botëror. Nëse bënë këtë gjë në një vend të vogël si Portugalia, të ndihmon të jesh më i rëndësishëm, por deri tani, njerëzit e njohin mirë dhe e dinë se çfarë kualiteti ka ai", përfundoi Figo. Portugalia do të luajë në Grupin G së bashku me Gjermaninë, Ganën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund nuk mungoi një koment edhe për finalen e Lisbonës ku sigurisht që bën tifo për Realin. "Besoj se do të jetë një finale e veçantë pasi do të ndeshen dy ekipe nga i njëjti qytet. Besoj gjithashtu se të gjithë tifozët do të kalojnë momente të paharrueshme. Dita e finales do të jetë një festë e madhe, pasi është një nga ato momente që përsëritet vetëm një herë në jetë"