E gjithë Europa dëshiron Paul Pogba
Fjalët e thëna nga menaxheri i Paul Pogba-s dje për mediat italiane duket se kanë hapur një ankand të vërtetë për mesfushorin e francez Raiola deklaroi se nëse vjen një ofertë e kënaqshme si për Juventusin ashtu edhe për lojtarin atëherë do të merret një konsideratë nga të dyja palët. Mjaftoi kaq dhe spekulimet për të ardhmen e Pogba-s rifilluan, me dias nga klubet më të mëdhenj të Europës të interesuara për shërbimet e 21 vjeçarit.
Gjigandët spanjoll Real Madrid e Barcelona janë prej kohësh në gjurmët e Pogba-s. Florentino Perez e do francezin për të formuar një dyshe të frikshme në mesfushë së bashku me Xavi Alonso, ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se një ndër emrat e parë që Luis Enrique i ka përmendur drejtuesve katalanas ka qënë pikërisht ai i mesfushorit të Juventusit.
Në Francë është klubi i PSG që prej kohësh po kërkon ta risjellë në atdhe Pual Pogba-n, me gjithë atë kufizimet që parizienët do të kenë këtë merkato për shkak të dënimit nga UEFA për çështjen e Fair Play-t financiar do të kushtëzojnë ndjeshëm merkaton verore të klubit kryeqytetas.
Më pas janë tre nga klubet më të pasura në Angli që kërkojnë shërbimet e talentit 21 vjeçar. Manchester United dëshiron ta rikthejë lojtarin të cilin e la të lirë të largohej para dy vitesh, dhe për këtë është e gatshme të paguaj shifra të konsiderueshme pasi tashmë dihet se familja Glazer ka vënë në shërbim të trajnerit Van Gaal plot 200 milion euro për ti shpenzuar në merkato.
Një tjetër klub legjendar anglez është futur në luftë për Pogban. Liverpooli po kërkon të përforcojë skuadrën pasi sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Champions League. Rodgers e vlerëson shumë mesfushorin dhe i ka kërkuar drejtuesve të jenë mes pretendentëve për të përfituar shërbimet e lojtari të kombëtares së Dider Deschamps.
Në fund nuk kishte si të mungonte Chelsea i Morinhos. Portugezi po kërkon ta rindërtojë skuadrën londineze sipas ideve të tij dhe patjetër që një yll si Paul Pogba nuk mund të mungonte në listën e dëshirave të teknikut luzitan. Me spekulimet shumta që u hapën pas fjalëve të Raiolës ndoshta të gjithë tifozët e Juves do të kishin dashur që menaxheri i famshëm të paktën kësaj radhe të ishte treguar më i rezervuar.