Thomas Muller : Me Van Gaal-in kam një marrëdhenie të veçantë

Thomas Muller ka deklaruar se marrëdhënia e tij me Lois Van Gaal është mjaft e veçantë. “ Kam një marrëdhënie speciale me Van Gaal, këtë tashmë e dinë të gjithë. Dua të theksoj se kam një kontratë me Bajernin e Mynihut dhe nuk dua të largohem.” Futbollisti gjerman është një prej objektivave kryesor të skuadrës së Manchester United që sezonin e ardhshëm do të drejtohet pikërisht nga Louis Van Gaal.

Trajneri holandez i ka kërkuar drejtuesve të United blerjen e kartonit të futbollistit bavarez. Ndërkohë që mediat britanike raportojnë se klubi anglez është gati të fillojë edhe bisedimet me Bajernin e Mynihut.

Me sa duket Muller vazhdon ta vlerësojë shumë teknikun që e bëri të debutonte në Bundesligë kur ishte fare e ri, por dëshira e tij është që të qëndrojë akoma në Bavari. United përveç Muller e Kroos kërkon nga Bajerni edhe Mario Manzdukic e Arjen Robben. Me sa duket Van Gaal po kërkon ta kthejë Manchester United në një Bajern 2.