Barcelona kërkon Joao Miranda
Barcelona ka nën shënjestër mbrojtësin e Atletico Madrid Joao Miranda. Katalanasit po mundohen të rindërtojnë skuadrën pas një sezoni të dështuar dhe me sa duket një ndër lojtarët e kërkuar nga trajneri Enrique është mbrojtësi i madrilenëve. Klubi blaugrana prej kohësh po mundohet të gjejë dikë që ti bashkohet Piques në qëndër të mbrojtjes dhe më parë është përmendur edhe emri i David Luiz si një përforcim i mundshëm.
Barça mund të përfitonte financat e duhura nga një shitje e mundshme e Cesc Fabregas, mediat britanike raportojnë se klubi balugrana i ka vënë një çmim lojtarit të kombëtares spanjolle, Kushdo që kërkon ta blejë Fabregas duhet të kalojë në llogaritë e klubit katalanas plot 54 milion euro.
Një shifër që do ti shërbente shumë Barcelonës për merkaton në hyrje, ku kërkohen lojtarë të kalibrit të Paul Pogba-s apo Fernando Llorente-s.