Havier Pastore dëshiron të veshi fanellën e Milanit

Mungesa e hapsirave te skuadra e PSG ka bërë që lojtari Argjentinas Havier Pastore të shpallë hapur dëshirën për t'u kthyer në Itali dhe për të veshur fanellën e Milanit. Lojtari që kaloi në radhët e kryeqytetasve Francez një vit më parë për shifrën e 42 milion Eurove duket pranë një rikthimi në Itali për të veshur kësaj radhe fanellën e djallit.  Argjentinasi që aktualisht aktivizohet me PSZH, nuk e ka fshehur këtë objektiv të tijin në një intervistë për revistën "Chi"."Herët a vonë, do të luaj me fanellën kuqezi", ka pranuar lojtari i cili shkoi me shumë buje të skuadra Parisiene, por nuk ka arritur të bindë trajnerin Ançeloti, duke u kthyer shpesh në një zëvendësues. "Unë e dashuroj Italinë dhe më mungon shumë. Kam një raport të shkëlqyer me Ariedo Braida dhe Adriano Galianin. Sa herë që vij në Itali, takohem shpesh me ta dhe darkojmë larg syve të publikut. E ndjej që Milani ka diçka magjike", janë fjalët e lojtarit që pritet të shkaktojnë shumë bujë pasi praktikisht është zbuluar një nga lëvizjet e merkatos së kësaj skuadre. Mediat italiane kanë aluduar prej kohësh se kuqezinjtë kërkojnë një fantazist dhe Pastore plotëson identikitin perfekt të lojtarit të kërkuar. Me këtë deklaratë të vetë futbollistit, duket qartë që darkat mes palëve nuk kanë qenë thjesht takime miqësore, por edhe kontakte të mirëfillta për një marrëveshje të mundshme mes palëve.Pritet që në oret e ardhshme të bëhen publike edhe bisedat që lojtari ka patur me Adrianon Galianin këto oret e fundit. Pastore mendohet se do të jetë një nga përforcimet e radhës për skuadrën e Milanit që tashmë është kthyer në një skuadër që mund të rivalizojë denjësisht në kampionatin Italian dhe jo vetëm.