Stevan Jovetiç në radarin e Mançester Sitit

Sulmuesi i Fiorentinës, Stevan Jovetiç është rikthyer përsëri në një lider te skuadra e tij pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për disa javë. Sulmuesi Ballkanas që në merkaton e verës ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkato duket se do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes edhe gjatë muajit Janar.Talenti i tij dhe aftësitë e shkëlqyera për të shënuar përpara porte kanë bërë që ai të bëhet një nga lojtarët më të pëlqyer për shumë skuadra të mëdha Europiane. Edhe pse shpesh ka deklaruar se është i lumtur te skuadra e Firences në deklaratën e fundit për mediat ai ka deklaruar se është i kënaqur që ka dëgjuar për interesimin e vazhdueshëm rreth tij të kampionëve të Anglisë, Mançester Sitit.Klubi anglez tentoi që në verë të afronte lojtarin Malazez, por marrëveshja dështoi sepse Italianët vendosën të shtynin të paktën edhe një sezon largimin e tij. Por duket se tani Jovetiç kërkon vetë të largohet që në Janar, pasi ka pranuar se mundësia e qëndrimit tashmë ishte vetëm 50%. "Për momentin, probabiliteti i qëndrimit te Fiorentina është 50 me 50", shpjegoi ai për mediat Italiane. "Por e theksoj se aktualisht ndjehem mirë në Firence dhe dua të vazhdoj të përmirësohem në këtë klub. Interesimi nga Mançester Siti? Nuk di asgjë rreth kësaj teme por është diçka e bukur kur dëgjoj zëra të tillë rreth të ardhmes time. Mua më vjen mirë që jam në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha. Kjo tregon që niveli im I të luajturit po vjen gjithmon në rritje. Nëse unë jam në qendër të vëmendjes për shumë klube të mëdha kjo do të thotë se unë po eci me ritmet e duhura", tha ai, duke lënë të kuptohet se e tërheq ideja për t'u transferuar në Angli.Në këtë sezon, futbollisti Malazez ka shënuar 6 gola në 12 ndeshje të luajtura me Fiorentinën në kampionat, pasi ka qenë i dëmtuar në javët e fundit. Mendohet se klubi Italian kërkon mbi 25 milion euro për ta lënë të largohet.