Radamel Falcao : Shpresoj të luaj në kupën e botës

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao u dëmtua rëndë gjatë muajit shkurt në një përballje të vlefshme për kupën e Francës, por tashmë ai po punon për tu rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës ku si objektiv ka pjesëmarrjen në kupën e botës.

“ Jam i sigurt se nuk do të jem në 100%-in tim në kupën e botës, kjo është e pa mundur pasi u bë muaj që nuk shkel në fushën e lojës. Nëse ndihem mirë dhe nuk kam probleme atëherë do të luaj, por nëse arrij të kuptoj që nuk jam i aftë të kontribuoj për skuadrën atëherë nuk do të zbres në fushë.”- u shpreh ylli Monaco-s.

Më pas ish-lojtari i Atletico Madridit foli edhe për rikuperimin nga dëmtimi në gju, rikuperim që sipas kolumbianit po ecën mjaft mirë.“ Po përmirësohem dita ditës. Gjuri po përgjigjet mjaft mirë dhe jam i lumtur për këtë. Ndihem mirë dhe stërvitëm përditë, madje kam filluar të bëj edhe disa ushtrime koordinimi me top.” – përfundoi sulmuesi i Monaco-s Radamel Falcao.

27 vjeçari është lojtari kryesor i përfaqësueses së drejtuar nga Jose Pekerman.Kolumbia ndodhet në grupin C së bashku me Greqinë, Bregun e Fildishtë dhe Japoninë.