Tiago Silva: Shpresoj që një ditë të kthehem tek Milani
Mbrojtësi brazilian i PSG-së ka folur për Sky, se do t'i pëlqente që një ditë të rikthehet tek Milani pasi sipas tij ky klub nuk mund të harrohet lehtë. " Shpresoj që një ditë të kthehem të luaj për Milanin, dua që me mua të ndodhë ajo që ndodhi me Kaka, i cili edhe pse u largua një ditë arriti të kthehet.Dua t'i përshendet tifozat e Milanit pasi ata më kujtojnë gjithmonë. shpresoj te rishihemi së shpejti, e veshtirë të rikthehem tani afër , por shpresoj te bej një rikthim ose mund ta them që e ëndëroj gjithmonë që një ditë të vesh përëri bluzën e Milanit. Me vjen shume keq qe ika pa ju pershendetur sepse nuk e dija qe do largohesha." -mbylli deklaratën e tij Tiago Silva. Mbrojtësin e pret një muaj i madh përpara, pasi ai do të jetë kapiten i Brazilit, në botërorin që do të zhvillohet pikërisht në këtë shtet.