Jose Mourinho kërkon ti rrëmbejë Ezequiel Lavezzin PSG-it
Jose Mourinho provon të përforcojë skuadrën e Chelsea-t për të tentuar fitimin e Premier League-s sezonin ardhshëm. Skuadra që portugezi mori në dorëzim sezonin e kaluar ishte pak a shumë e njëjta skuadër që Benitez udhëhoqi drejt fitimit të Europa League-s ndërsa këtë sezon tekniku nga Setubali po kërkon ta rindërtojë Chelsea-n duke e bazuar në idetë e tij.
Mësohet sot nga mediat britanike se londinezët kanë vënë nën shënjestër anësorin e PSG Ezequiel Lavezzi. Portugezi e pëlqen shumë lojtarin argjentinas i cili mund ti shërbente shumë lojës që Mourinho do të kërkojë të aplikojë.Nga ana tjetër nuk do të jetë aspak e lehtë për londinezët t’ja rrëmbejnë 29 vjeçarin PSG. Parizienët nuk kanë ndërmend të privohen nga numri 22 dhe me shumë mundësi do ti ofrojnë argjentinasit zgjaten e kontratës e cila skadon në vitin 2016.
Chelsea po kërkon gjithashtu të transferojë në Londër sulmuesin e Atletico Madridit Diego Costa. Mediat spanjolle raportojnë sot se klubi madrilen i ka kërkuar londinezëve të përfshijnë në tratativat për Costën edhe sulmuesin belg Romelo Lukaku. 21 vjeçari do të ishte zëvendësuesi perfekt i braziliano-spanjollit tek Atletico. Ish-lojtari i Anderlehtit nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e bluve dhe për këtë mund ta mirëpriste një kalim në kampionatin spanjoll, ndërkohë që edhe vet portugezi nuk do ta kishte problem largimin e sulmuesit 21 vjeçar.