Inter, ndeshja kundër Chievos, mund të jetë e fundit për Mazzarin

Mediat në Itali raportojnë se Interi nuk dëshiron t’i ofrojë rinovimin trajnerit të ekipit, dhe sfida me Kievon mund të jetë e fundit për Valter Maxarrin si trajner i Interit.  Edhe tifozët nuk janë të kënaqur me Maxarrin, të cilët i dolën hapur kundër në derbin ndaj Milanit të cilën e humbi me rezultat 1-0. Inter do luajë në Europa Ligë sezonin tjetër dhe moduli që përdor Maxarri ka rezultuar të jetë i gabuar .  Emri më i përfolur për të zëvendësuar atë në stolin e ziklatërve është trajneri i Ajaksit, De Boer që arriti të shpall skuadrën e tij kampionë këtë vit.Megjithse Presidenti Tohir ka deklaruar në vazhdimësi se është i kënaqur me punën e ish-trajnerit të Napolit, e ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg stolit të Interit.