Bayern Myhih - Borusia Dordmund, sot luhet finalja e Kupës së Gjermanisë

Sot në orën 20:00 do të luhet finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Mynih dhe Borusia Dordmund. Dy ekipet më të mira në Gjermani do të diskutojnë sot me njeri - tjetrin trofeun e Kupës. Kjo është një finale e merituar nga të dy ekipet. Një finale mes të barabartëve dhe një ndeshe që do të vendoset nga hollësitë.Ekipi bavarez i Pep Guardiolës i duhet t’i bëjë llogaritë mirë edhe me dëmtimet. trajnerit spanjoll i duhet që të mos llogarisë dy lojtarë kryesorë si Frenk Riberi dhe Bastian Shvajnshtaiger. Dy mungesa që mund të ndikojnë shumë, Për të zvëndësuar këta dy futbollistë, Guardiola ka zgjedhur Gotzen dhe Martinez.Nga ana tjetër, Dordmund luan pa shumë mungesa dhe trajneri Klopp pothuajse ka në dispozicion lojtarët më të mirë të mundëshem. Ndeshja pritet me një interesim të jashtëzakonshëm.