Shkel rregullat e merkatos, një muaj pezullim për Igli Taren
Drejtori sportiv i ekipit lacial, Igli Tare ka shkelur rregullat e markatos në transferimin e një futbollisti. Bëhet fjalë për marrëveshjen e merkatos për mbrojtësin Diakite, që tani aktivizohet te skuadra e Fiorentinës.Në kohën kur lojtarit i përfundoi kontrata, Tare ka biseduar me agjentin e tij për ta bindur që të rinovojë kontratën me ekipin e Lacios. Në atë kohë agjenti i lojtarit të Fiorentinës ishte i ndëshkuar pikërisht nga Federata Italiane e Futbollit dhe ishte e ndaluar në mënyrë kategorike që të flitej me të, por Tare ka gabuar dhe i ka kërkuar atij që lojtari të rinovonte kjo.Tare nuk ia ka hedhur dot lehtë nga kjo histori. Drejtori është pezulluar për një muaj nga aktiviteti dhe nuk do të ketë mundësi të bëjë asnjë veprim. Pezullimi i tij në një moment shumë deciziv, siç është ai i rindërtimit të skuadrës. Tani me merkaton e Lazios duhet të meret dikush tjetër, të paktën për një muaj.