Barcelona - Atletiko Madrid, sot sfida që vendos titullin e La Ligës
Sfida vendimtare për titullin e La Ligës ne Spanjë, do të luhet sot në "Camp Nou" mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid. Pas barazimeve në javen e kaluar, Atletiko përballë Malagës 1-1 dhe Barcelona kundër Elches, 0-0 distanca mes këtyre ekipeve është vetëm 3 pikë.Atletiko ndodhet në kuotën e 89 pikëve ndërsa barcelona ka 86. Një fitore e katalanasve dot, do t'i kurrorëzonte ata kampionë të Spanjës vetëm në javën e fundit. Ndërkohë Atletiko do zhgënjente edhe pse ka shume javë që udhëheq e vetme kampionatin. Edhe pse në fund të dyja ekipet mund të kenë pikë të barabarta, Barcelona shpallet kampion pasi ka golavarazh më të mirë se Atletiko.Ndeshja starton në orën 18:00 dhe interesimi pritet të jetë i jshtëzakonshëm. Atletiko përveç kësaj sfide vendimtare, në 24 maj do të përballet dhe në finalen e Champions League kundër Real Madrid. Të besuarit e Simeones synojnë të dy titujt.