Vjen "goditja" e parë për Skënderbeun, korçarët firmosim me Fatjon Sefën
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, pasi ka rinovuar me disa prej titullarëve në sezonin e fundit, ka nisur përforcimet e spikatura nga kampionati shqiptar për të krijuar një ekip sa më konkurues në Kupat e Europës. Skënderbeu ka firmosur sot një kontratë 1-vjeçare me Fatjon Sefën, goleadorin e njohur, që e mbylli sezonin e fundit si pjesë e Besës, skuadrës që ra një kategori më poshtë. Lushnjari shënoi 13 gola për kavajasit, duke qenë mjaft produktiv, pavarësisht se nuk arriti t’i shpëtonte verdhezinjtë nga disfata.Duke njohur profilin e tij si një sulmues “pykë”, mbetet të shihet si do procedohet me kroatin Pero Pejic, kryegolashënuesin më të mirë të Superiores, me 20 gola, i cili duket pothuajse i të njëjtës staturë me lushnjarin. Megjithatëm, Sefa vjen dhe si zvëndësues i Pejiç në ndeshjen e parë të Championsit, pasi kroati do të mungojë për shkak kartonash. Në ditën në vijim, priten dhe firma të tjera për Skënderbeun