Camp Nou një mallkim për kundërshtarët

Duel që vendos fatet e një sezoni të tërë. La Liga do të përcaktohet sonte në sfidën mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, në javën e fundit të kampionatit, e cila ndodh për herë të tretë në histori. Që nga hapja e stadiumit Camp Nou më 1957, asnjë skuadër mike nuk është shpallur kampione në mitikun katalanas.Atletico Madrid mund të bëhet skuadra e parë që shpallet kampion në shtëpinë e Barcelonës edhe me një barazim, pasi ka tre pikë avantazh ndaj katalanasve, të cilëve u mjafton vetëm fitorja pasi vetëm në atë mënyrë mund të ngrenë titullin kampion.Në gjashtë sfidat vendimtare për titullin kampion në Camp Nou (1960, 1992, 1993, 1994, 1998 dhe 2010) dhe të gjitha I ka fituar Barcelona.Ndërsa në shtatë raste ka ndodhur që ekipi që ka hyrë si kryesues në javën e fundit, nuk ka fituar titullin. Në katër prej këtyre rasteve, në fund ka triumfuar Barcelona.Të tilla janë në këto raste: Barcelona 1928-29, Atletico Madrid 1939-40, Valencia 1946-47, Athletic Bilbao 1982-83 dhe Barcelona nga 1991 deri në 1994 në tre sezone radhazi.