Interi në dilemë mes Fernado Torres dhe Javier Fernandez

Interi ka disa javë që është i interesuar për shërbimet Fernando Torres. Drejtuesit zi kaltër udhëtuan edhe drejt Londrës për të parë nga afër situatën e spanjollit. Jose Mourinho dërgon sinjale kontradiktore, ku në disa raste deklaron se Torres mund të largohet e herë të tjera shprehet se ai ka një kontratë që e lidh me londinezët, për kët drejtuesit e Interit po mendojnë edhe për dikë tjetër që mund të përforcojë repartin e avancuar të skuadrës së Mazzarri-t.

Ai është sulmuesi i Manchester United Javier Hernandez. 26 vjeçari ka një kontratë që e lidh me klubin anglez deri në vitin 2016 por nëse zi kaltrit përpilojnë një ofertë prej 15 milion eurosh atëherë kalimi i meksikanit nga Manchesteri në Milano mund të bëhej menjëherë fakt i kryer. Van Gaal duket se nuk e ka në planet e tij sulmuesin, fakt që mund të konsiderohet si avantazh i madh për Interin, nga ana tjetër “ Chicarito “ mund ti bëjë shumë punë trajnerit toskan të Interit Walter Mazzarri.Një tjetër objektiv i mundshëm i klubit milanez është serbi i Benficës Lazar Markovic i ncili pëlqehet shumë nga drejtuesit zi kaltër, gjithsesi transferimi i tij në Milano duket i vështirë pasi mësohet se lojtari është tashmë në bisedime me anglezët e Chelsea-t