Barcelona ofron edhe Alex Song për të marr shërbimet e David Luiz

Klubi i Barcelonës nuk po kërkon të heqë dorë nga qëndërmbrojtësi i Chelsea-t Davi Luiz. Me tërheqjen e Carles Puyol nga futbolli i luajtur është bërë e domosdoshme për blaugranat blerja e një qëndërmbrojtësi. Katalanasit kanë kohë që e kanë shprehur interesin tyre për Luiz por konkurrenca për të është mjafte e ashpër. Chelsea me shumë mundësi do të heqë dorë prej brazilianit por përveç Barçës në luftë për të marrë shërbimet e tij janë edhe Bajerni i Mynihut dhe PSG.

Mediat angleze raportojnë sot se klubi katalanas ka ndërmend ti ofrojë londinezëve edhe mesfushorin Alex Song plus një shumë të konsiderueshme parash për ti bindur këta të fundit ta transferojnë brazilianin në Spanjë.Bajerni i Mynihut mund të përdorë kartën Mandzukic për të arritur tek Luiz dhe për këtë blaugranat kanë menduar të përfshijnë në bisedime kamerunasin Song.

Ish-lojtari i Arsenalit mbërriti në Camp Nou dy vite më parë por nuk ju përgjigj në fushë pritshmërive që klubi iberik kishte për të. Largimi i tij këtë verë është i sigurt dhe më parë Barça ja ofroi edhe Manchester Unitedit. Kamerunasi dëshiron të kthehet në Angli dhe nëse Chelsea e pranon ofertën e Barcelonës atëherë të gjitha palët do të mbeteshin të kënaqura. Katalansit do të përfitonin një lojtar për të cilin kanë shumë nevojë, Chelsea përveç anës ekonomike do të përfitonte një mesfushor me cilësi mjaft të mira fizike që nuk do të kishte probleme në përshtatjen me futbollin anglez dhe në fund edhe vetë Song do të rikthehej në ligën që ai dashuron më shumë.