Vlorë, shkatërrohet grupi i grabitësve, 9 të arrestuar
Policia e Vlorës ka arrestuar një grup kriminal të cilët akuzohen për vjedhje me dhunë.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 9 persona të cilët në vende dhe kohë të ndryshme kanë vjedhur karburante dhe pika bastesh në qytetin bregdetar.Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Daniel Qepeku 22-vjeç, Brisild Bajrami 21 vjeç, Jurgen Zotaj 18 vjeç, Sami Balla, Lusien Abedini nga 18 vjeç, E.L., Xh.N., E.H. nga 17 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim 16-vjeçari R.R., pjesë e këtij grupi kriminal.Gjithashtu policia e Vlorës thekson se tashmë janë në dispozicion provat shkencore për 4 vjedhje me armë ndërsa vijojnë hetimet edhe për dokumentimin e grabitjeve të tjera.Ndërkohë policia ka sekuestruar armë, maska, doreza, armë të ftohta dhe automjete me të cilat autorët kryenin grabitjet.Policia e Vlorës thekson se gjatë këtij viti janë shkatërruar 6 grupe kriminale për vjedhje me armë dhe dhunë, janë arretuar 50 persona dhe janë zbuluar 34 ngjarje të vjetra.