1.3 miliard dollarë "të arratisura", Rama:Ja pse qeveria s`ka lekë për qytetarët

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar për raportin e  ”Global Financial Integrity” në të cilin theksohet se më shumë se 1.3 mld dollarë kanë rrjedhur jashtë Shqipërisë gjatë viteve 2005-2010.Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama theksoi ndërsa këto para janë "arratisur" nga Shqipëria, borxhi në kurriz të shqiptarëve vijon edhe rritet.“Sipas raportit të një organizate me seli në Washington 1.3 miliard dollarë janë “të arratisura” nga vendi ku 60 përqind  e këtyre parave janë nga evazioni, 35 përqind nga lidhjet kriminale dhe 5 nga korrupsioni. Por ajo që është me rëndësi është  se janë paratë e shqiptarëve. Ja pse rrënohen shqiptarët ndër të tjera. Ja ku ikin dhe lekët e borxheve që Saliu i merr për shqiptarët dhe borxhi sa vjen e rritet në kurriz të shqiptarëve. Ja çfarë fituan njerëzit e zakonshëm nga duart e pastra të Saliut” tha Rama.Ai ka akuzuar qeverinë se e ka lënë Shqipërinë jashtë  Europës si pasojë e korrupsionit."Raporti thekson për 1.3 miliard dollarë "të arratisura"përmes një evacioni që qeveria mbyll sytë ose është pjesë e lidhjeve kriminale. DASH në raportin e tij e vlerëson si lidhje që bashkojnë botën e krimit me zyrtarët e lartë shqiptarë dhe korrupsioni e ka Shqipërinë jashtë Europës jo vetëm si e fundit por përtej çdo parametri të pranueshëm në Europë. Ja pse buxheti i shtetit që kryeministri e cilëson më të madhin s`ka lekë për personat me aftësi të kufizuar dhe s`ka lekë për pensionistët dhe për spitalet. 408 milionë dollarë kanë ikur në 2008-ën dhe mos ta harrojmë që është viti që konfirmoi për herë të dytë një qeveri që është aty me vota të vjedhura. Është një fushatë e bërë me korrupsion"tha Rama.Kreu i opozitës theksoi gjithashtu se viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit të madh.  “Ja pse 2013 do jetë viti i ndryshimit, kjo nuk është më çështje mes 2 alternativash, çështje mes 1 kaste e cila ka sot përgjegjësi më shumë për 1.3 mld dollarë të arratisura nga vendi përmes syve dhe duarve të saj, dhe alternativës së një rilindje shqiptare.  Do shkojnë në opozitë se nuk dinë të bëjnë më gjë, ne të vijmë në qeveri se duhet të fusim qeverinë në punë. Shumë më mirë me Saliun në opozitë e Shqipërinë në Europë se me këtë Shqipëri të rrënuar deri në palcë e jashtë Europës” tha Rama.